Tech

Facebook po përdor Inteligjencën Artificiale për të rekomanduar video!

Ndërsa Inteligjenca Artificiale po avancon, gjigantët teknologjik po luftojnë për epërsi në fushë. Google krenohet me Geminin e saj, ndërsa Samsung mburret me Galaxy Al që së fundmi debutoi me serinë e re Galaxy S24. Të mos harrojmë Apple dhe Meta-n që po ecin në hap me konkurrencën duke zhvilluar veçoritë e veta me Al.

Sipas mediave të huaja, Meta po përdor Al për të fuqizuar rekomandimet e videove në Facebook. Shefi i Facebook, Tom Alison tha se algoritmi i ri i rekomandimit të videove tashmë mundësohet nga Al. Plani është që ky “motor” i ri rekomandimi të shpërndahet në të gjitha seksionet e videove nga Facebook. Bëhet e ditur se ky hap nga kompania teknologjike po ndikon që edhe koha dhe numri i shikimit të videove të rritet.

Rikujtojmë, se një numër i madh përdoruesish në mbarë botën patën probleme së fundmi me Facebook, Instagram dhe Threads. Përdoruesit e të tre platformave raportuan se ishin shkëputur automatikisht nga shërbimi Meta dhe iu paraqit një mesazh “sesioni skadoi”. Më pas ata nuk ishin në gjendje të identifikoheshin përsëri në shërbime. Instagram po shfaqte gabime për Feed.

Raportet e hershme sugjeruan se bëhej fjalë për një sulm DDoS, megjithëse Meta pretendoi të kundërtën disa orë më vonë. Për momentin ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për problem teknik apo sulm ndaj “Super Marta” në SHBA, por siç raporton uebfaqja CyberInt, përgjegjës për sulmin janë hakerat. Ekspertët pohojnë se rënia e shërbimeve të Metës, Facebook dhe Instagram, ka ndikuar shumë negativisht në gjendjen financiare të kompanisë, por edhe të Mark Zuckerberg.