Sport

Fabio Kanavaro: Bastoni do të jetë lideri i Italisë

Fabio Kanavaro ka zgjedhur Alesandro Bastonin si një nga pasardhësit e tij dhe si një prej mbrojtësve që e vlerëson më shumë në futbollin e ditëve të sotme. Ish-fituesi i “Topit të Artë” është pyetur se cili nga mbrojtësit i ngjason më shumë.

“Nuk mendoj se kam një lojtar që më ngjason në mënyrën e lojës. Tani janë të gjithë të gjatë dhe pozicionale, ndërsa unë pak i shkurtër dhe shumë i lëvizshëm për të bllokuar kundërshtarin. Tani kërkohen lojtarë me cilësi për të ndërtuar lojën dhe me teknikë të lartë. Por një prej atyre që më intrigon është Bastoni. Është një lojtar i fortë dhe me shumë cilësi. Pres që të marrë më shumë përgjegjësi edhe në kombëtare në mënyrë që të bëjë një hap cilësor edhe në nivelin ndërkombëtar”, tha Kanavaro.