Sport

F1/ Spektakël i Verstappen në Spanjë, Hamilton rikthehet në podium!

Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Spanjës, me pilotin holandez që i afrohet kështu titullit të katërt kampion Bote.

26-vjeçari dominoi garën edhe pse u nis nga vendi i dytë pas Lando Norris, me këtë të fundit që u ngjit në podium pas holandezit.

Festë kishte dhe për Lewis Hamilton, që mbylli podiumin në vendin e tretë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, George Rusell doli në vendin e katërt.

Zhgënjim për Ferrarin, me Leclerc dhe Sainz që u renditën në vendin e pestë dhe të gjashtë.

Ky është klasifikimi përfundimtar në garën e 10-të:

Max Verstappen (Red Bull)
Lando Norris (McLaren)
Lewis Hamilton (Mercedes)
George Russell (Mercedes)
Charles Leclerc (Ferrari)
Carlos Sainz (Ferrari)
Oscar Piastri (McLaren)
Sergio Perez (Red Bull)
Pierre Gasly (Alpine)
Esteban Ocon (Alpine)
Nico Hulkenberg (Haas)
Fernando Alonso (Aston Martin)
Zhou Guanyu (Sauber)
Lance Stroll (McLaren)
Daniel Ricciardo (RB)
Valtteri Bottas (Sauber)
Kevin Magnussen (Haas)
Alex Albon (Williams)
Yuki Tsunoda (RB)
Logan Sargeant (Williams)

Ky është klasifikimi i pilotëve (top 10) pas garës së 10’të:

Max Verstappen – 219
Lando Norris – 150
Charles Leclerc – 148
Carlos Sainz – 116
Sergio Perez – 111
Oscar Piastri – 87
George Russell – 81
Lewis Hamilton – 70
Fernando Alonso – 41
Yuki Tsunoda – 19