I ftuar në emisionin “Live from Tirana”, DJ i njohur shqiptar me një karrierë të gjatë, Vin Veli zbuloi për mikrofonin e “Top Albania Radio”-s produksionet më të rëndësishme dhe padyshim më të suksesshme të tij.
Produksioni me LORÈ ishte një nga arritjet e mia deri tani më të mëdha.
Dua të veçojë edhe produksionin me Miles Away që ndryshe nga kënga me LORÈ është shumë i dëgjuar jashtë. Bazuar nga statistikat, Rusia është vendi i parë që e ka dëgjuar më së shumti. Kërkimet në Shazam janë rreth 120-130 mijë dhe ka një kërkesë të jashtëzakonshme për tregun e huaj.
Bashkëpunimi tjetër dhe i fundit i imi është me Lexi-n e cila është më tepër tekstshkruese sesa këngëtare, por unë u mundova ta përshtas, të eksperimentojë. Ka qenë e vështirë bashkëpunimi me të sepse nuk jemi takuar, është shumë e vështirë kur nuk je në studio t’i marrësh më të mirën, t’i tregosh çfarë kërkon. Kemi komunikuar me email-e.
Ndërkaq, artisti na zbuloi edhe disa nga bashkëpunimet e tij të rradhës dhe na tregoi se a vlerësohet aq sa duhet profesioni i DJ në Shqipëri?
Kam disa projekte. Më i shpejti është me Martin Panon, kam edhe me këngëtare të huaj, si edhe me “NRG Band”. Në Shqipëri profesioni i DJ nuk është aty ku duhet. Unë kaq vite karrier sa kam tani do të kisha dalë në pension (qesh). Indirekt unë po e zhvilloj karrierën. Në bazë të kërkesave që mund të kem për jashtë vendit mund të lëviz me muaj dhe ditë por jo të shkëputem 100%.