Aktualitet

Evropa rekord në konsumin e alkoolit, publikohen shifrat dhe për Shqipërinë!

470 milionë njerëz në Evropë janë konsumatorë të alkoolit. Sipas studimit të fundit të bërë nga ekspertët e OBSH, të rriturit në Europë konsumojnë mesatarisht 9,2 litra alkool për person, duke u renditur të parët në botë për nivelin më të lartë të alkoolpirjes.

Eskpertët thonë se meshkujt konsumojnë 4 herë më shumë se femrat.

Sa i takon Shqipërisë të dhënat flasin për një konsumim 5.1 litra për frymë në popullatën e përgjithëshmë,  8.4 litra është konsumi tek meshkujt dhe 1.9 litra tek femrat.

2,8% e shqiptarëve janë të varur nga alkooli, shifër kjo që shkon  në 5.9% në nivel europian.

Por ky konsum i lartë i alkoolit, pasohet me një sër problematikash shëndetësore. 9% e vdekjeve në Evropë dhe 4,2% në Shqipëri kanë shkaktar kryesorë konsumin e lartë të alkoolit.