Kejsi Tola është padyshim një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe njihet për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Megjithatë, këngëtarja nuk ka qenë edhe aq shumë aktive me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi ka vendosur të na surprizojë.
Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola “Luminous” u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës. Të pesë këngët janë tashmë ndërkombëtare nisur edhe nga vetë prodhimi i tyre. Ato janë prodhuar në Francë, Itali dhe Spanjë.
“LUMINOUS është projekti të cilit i jam dedikuar për më shumë se dy vite dhe arsyeja që më ka mbajtur pak larg prej jush. Ky është albumi im i parë”, kishte paralajmëruar më herët këngëtarja, e cila shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë këtë bashkëpunim me skenën ndërkombëtare.
Promovimin e këtij albumi, këngëtarja po e bën me partner mediatik Top Channel. I gjithë ky koncert do të transmetohet më 23 prill në Top Channel dhe Top Albania Radio në orën 20:00. E ftuar në këtë event magjik, ishte Evi Reçi, e cila zbuloi se çfarë ishte ajo që e tërhoqi te partneri i saj, Kledi Hysa.
Më tërhoqi fakti që ka një mentalitet shumë të hapur, edhe është shumë pozitiv, nuk ka korniza në mendjen e tij. Nuk është xheloz. Unë jam. Nuk jemi xheloz për njëri-tjetrin, por në doza jam unë.