Celebrities Showbiz

Evi Reçi konfirmon lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël me partnerin e saj, Kledi Hysa!

Evi Reçi dhe Kledi Hysa prej disa kohësh tashmë po shijojnë marrëdhënien e tyre dhe janë shndërruar padiskutim në një ndër çiftet më të komentuara në media. Ndërkohë që momentalisht po shijon suksesin e debutimit të saj si akore në filmin “Guxim”, këngëtarja është gjendur gjithashtu në mes të spekulimeve për një shtatzëni të mundshme. Pas aludimeve të shumta, më në fund, Evi ka konfirmuar se është në një pritje të ëmbël, duke zbuluar mes emocioneve përjetimet e saj të shtatzënisë si dhe momentin kur ka marrë vesh lajmin e bukur.

Kur je gati për diçka, e pret dhe kurdo që të vijë ti nuk e sheh më si surprizë, por si një “përballje’’ të re jete. Në rastin tim, i kisha marrë shenjat që diçka po ndryshonte në trupin dhe humorin tim. Isha në Tiranë dhe pas disa ditësh do ikja në Austri për festat e fundvitit, aty ku jeton dhe Kledi. Në një nga mbrëmjet tona, ia bëra të ditur lajmin me testin në duar. Reagimi i tij ka qenë epik: “Ua, si test Covidi!’’ U tremb (qesh) pastaj e kuptoi për çfarë bëhej fjalë dhe sigurisht u përqafuam fort duke përjetuar të dy emocione të panjohura më parë. Unë në lot dhe ai si çdo mashkull besoj, duke e procesuar këtë ndryshim, filluam të mendojmë për përgjegjësitë që na takojnë. Tani mund të them që Kledi në këtë fazë është më i gëzuar. Unë isha nga fillimi, por duke marrë parasysh sikletet e para nuk ke kohë të mendosh gëzimet. Kjo është koha e duhur për të gëzuar familjarisht dhe publikisht.

Sa i përket emrit të bebushit, Evi është shprehur se Kledi e ka lënë çdo gjë në dorën e saj.

Patjetër! Kledi ma ka lënë mua këtë gjë. E di që unë lexoj shumë dhe e di që do mundohem të kombinoj kulturat tona në një emër, ndoshta dy: diçka nga trojet tona, që të ketë kuptim historik dhe të mbetet ndërkombëtar. Më shumë detaje nuk po jap, se deri në fund ndoshta ndryshoj mendjen!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)