Celebrities Gossip

Eva Murati zbulon veshjen e preferuar të “Oscars 2021” dhe të gjithë jemi dakord me të!

Në orët e vona të së Dielës u transmetua ceremonia e 93-të e ndarjes së çmimeve “Oscar” dhe si gjithmonë ky event pas tapetit të kuq u shoqërua nga momente të papritura e për disa edhe të pakënaqshme.

Mes ndarjes së çmimeve pjesa që na pëlqen më së shumti është edhe parakalimi i yjeve në tapetin e kuq të “Dolby Theatre”, Los Angeles. Sakaq, ne zbuluam edhe disa nga veshjet më të bukura të yjeve një prej të cilave ka mbetur jo vetëm në mendjen e Eva Muratit por edhe tonën.

Bëhet fjalë për fustanin flakë të kuq të aktores bukuroshe Amanda Seyfried. Ylli hollivudian ishte veshur me “Armani”, një fustan ideal për ceremoninë e tapetit të kuq. Moderatorja shqiptare e ka postuar këtë fustan në Insta Story me një sondazh ku pjesë më e madhe sigurisht e kanë votuar si të preferuarin e tyre.