Eva Longoria zbuloi së fundmi se ajo dhe fituesja e famshme e “Oscar”, Meryl Streep kanë lidhje gjaku. Eva tha se:
Meryl dhe unë jemi kushërira. Të dy morëm një test të ADN-së nga Dr.Gates, i cili tregoi se unë dhe Meryl kemi lidhje. Vite më vonë e pashë atë në një ngjarje dhe shoqja ime më tha të shkoja tek ajo dhe t’i tregoja, ndërsa unë thashë: “Nuk kam ndërmend t’i them Merylit se jemi kushërira. Unë kthehem dhe Meryl qëndron pas meje!
Dy aktoret patën mundësinë të punojnë së bashku në sezonin e katërt të serialit “Only Murders in the Building” dhe kjo, siç thotë ajo, ishte shumë argëtuese.
Eva tregoi gjithashtu sesi ato i drejtoheshin njëra-tjetrës si ‘kushërira’ në xhirime, gjë që e hutoi jo pak pjesën tjetër të ekipit. Ndërkaq, Longoria ka folur së fundmi për rrjetet sociale, presionet që u bëjnë vajzave të reja dhe marrëdhënien e saj me bukurinë. Ylli i “Desperate Housewives” tha se ajo u rrit pa presionet e mediave sociale. Lobgoria tha për “People” se:
Isha me fat që nuk u rrita në epokën e rrjeteve sociale. Unë kurrë nuk kam pasur atë marrëdhënie me bukurinë me të cilën mendoj se shumë vajza të reja po rriten, veçanërisht sot, me presionet dhe krahasimet dhe duke u përpjekur të përballojnë këto imazhe shpesh të paarritshme. Unë vij nga një familje grash të pavarura dhe të forta. Nuk më duhej të kërkoja shumë për këto modele. Mamaja ime rriti katër vajza, një fëmijë me nevoja të veçanta, ajo kishte një punë me kohë të plotë, darka ishte në tryezë çdo ditë në orën gjashtë, ajo ishte në çdo praktikë kori. Dhe kështu për mua, është si “Uau”. Unë gjithmonë mendoj ‘ Nuk po bëj mjaftueshëm në jetën time!’