Celebrities Gossip Showbiz

Eva Longoria: “Isha me fat që nuk u rrita në epokën e rrjeteve sociale”!

Aktorja e njohur Eva Longoria ka folur së fundmi për rrjetet sociale, presionet që u bëjnë vajzave të reja dhe marrëdhënien e saj me bukurinë. Ylli i “Desperate Housewives” tha se ajo u rrit pa presionet e mediave sociale. Lobgoria tha për “People” se:

Isha me fat që nuk u rrita në epokën e rrjeteve sociale. Unë kurrë nuk kam pasur atë marrëdhënie me bukurinë me të cilën mendoj se shumë vajza të reja po rriten, veçanërisht sot, me presionet dhe krahasimet dhe duke u përpjekur të përballojnë këto imazhe shpesh të paarritshme. Unë vij nga një familje grash të pavarura dhe të forta. Nuk më duhej të kërkoja shumë për këto modele. Mamaja ime rriti katër vajza, një fëmijë me nevoja të veçanta, ajo kishte një punë me kohë të plotë, darka ishte në tryezë çdo ditë në orën gjashtë, ajo ishte në çdo praktikë kori. Dhe kështu për mua, është si “Uau”. Unë gjithmonë mendoj ‘ Nuk po bëj mjaftueshëm në jetën time!’

Longoria është cilësuar si një nga gratë më të bukura të Hollivudit nga shumë revista. Në vitin 2008, në bashkëpunim me kuzhinierin Todd English, Eva hapi restorantin Beso në Los Angeles. Në vitin 2006, ajo themeloi organizatën Eva’s Heroes, e cila siguron para për fëmijët me nevoja të veçanta, ndërsa një organizatë tjetër, Fondacioni Eva Longoria, synon të mbyllë hendekun arsimor për vajzat e Amerikës Latine.

Rikujtojmë. se pak ditë më parë u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare ish-bashkëshorti i aktores, Tyler Christopher. Aktori, i njohur më së shumti për rolin e tij në General Hospital, vdiq nga një atak në zemër në apartamentin e tij në San Diego. Christopher ishte i martuar me aktoren Eva-n nga viti 2002 deri në 2004.

I ndjeri luajti rolin e Nikolas Cassadine në 1,153 episode të General Hospital nga viti 1996 deri në 2016. Për punën e tij në serial, ai fitoi katër nominime për Emmy Daytime dhe në vitin 2016 fitoi çmimin për aktorin e shquar në një serial dramë. Nga viti 2018 deri në vitin 2019, ai portretizoi Stefan DiMera në 159 episode të telenovelës Days of Our Lives.