Celebrities Music Showbiz

Eurovision këtë vit mirëpret Rita Ora-n, ylli i muzikës pop e ftuar në gjysmëfinale!

Muajin e ardhshëm ylli i muzikës pop Rita Ora do të performojë disa prej hiteve të saj më të mëdha si një nga artistet e ftuara në gjysmëfinalen e Eurovizionit. Rebecca Ferguson gjithashtu do të performojë në qytetin e saj të lindjes, Liverpool. Duke folur në Podcast të Eurovisioncast të BBC-së, ajo tha: “Është një festë e Liverpool-it dhe Ukrainës përmes muzikës”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Ajo do të këndojë një duet me artistin ukrainas Alyosha. Një nga moderatoret e këtij viti, Julia Sanina do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj The Hardkiss. Artistë të tjerë ukrainas që do të performojnë përfshijnë Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka, pasi Mbretëria e Bashkuar po organizon konkursin e këngës në emër të Ukrainës.

Më shumë se 160 milionë njerëz pritet të ndjekin finalen, të transmetuar drejtpërdrejt nga Liverpool, në maj. Këtë vit, 37 vende do të konkurrojnë. Me këngën “Duje” Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë garë. Zakonisht vendi fitues pret Festivalin e radhës por për shkak të luftës, BBC do të presë eventin në emër të Ukrainës. Eurovizioni kulmon me finale e madhe të spektaklit të shtunën më 13 maj. Slogani i këtij viti për Eurovision-in, do të jetë “Të bashkuar nga Muzika.”