Këtë të martë Eurovisioni u rikthye në ekranet tona me gjysmëfinalen e parë. Shqipëria, me këngëtaren Ronela Hajati hapi këtë natë të parë gjysmëfinale.
Me energjinë e saj, potencën vokale dhe ritmet e këngës ‘Sekret’, Ronela Hajati ndezi skenën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ajo të merrte votat e publikut për të shkuar në finale.
Duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta, megjithatë ato nuk ndikuan për të shtuar votat për këngën shqiptare.
Lista e plotë e finalistëve
Zvicra
Armenia
Islanda
Lituania
Portugalia
Norvegjia
Greqia
Ukraina
Moldavia
Hollanda