Aktualitet

Eurostat: Shqipëria me rritjen më të vogël të çmimeve për paketat turistike!

Paketat turistike në Shqipëri, gjatë kësaj vere, u shtrenjtuan me vetëm 1.4%, thotë Eurostat.

Kështu, Shqipëria renditet në mesin e 10 vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve turistike. Specifikisht, Eurostat merr për llogari muajin korrik, ku në vendin tonë nisi një skontim masiv i çmimeve në subjektet turistike pas një thirrje të kreut të qeverisë, Edi Rama.

Gjithsesi, krahasuar me vendet e tjera europiane, kostot e pushimeve në Shqipëri mbeten të ulëta.


Të dhënat tregojnë se çmimet e paketave turistike shënuan rritje me gati 50% në Turqi në muajin korrik krahasuam me korrikun 2023. Në dy dekadat e fundit, Turqia është shndërruar në një destinacion konkurrues në Europë. Fillimisht vendi ndërtoi resorte të mëdha ku u ofruan paketa me gjithçka të përfshirë dhe me çmime konkurruese.

Paketat turistike në Francë kanë shënuar rritje me 22.2%. Franca me kryeqytetin e saj Parisin mbetet një nga destinacionet kryesore europiane për turistët ndërkontinentalë.

Italia gjithashtu shtrenjtoi çmimet e paketave në korrik me 19%. Roma dhe pothuajse shumica e qyteteve italiane janë të marketuara globalisht duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga e gjithë bora dhe sidomos nga Azia.

Më tej, rritje e madhe e çmimeve të paketave turistike u konstatua në Qipro, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi dhe me mbi 15%.

Një varg qytetesh po mendojnë të vënë tarifa shtese për të penguar vërshimin e turistëve. Pak muaj më parë, qyteti italian e Venecias vendosi një taksë hyrje prej 15 eurosh për çdo turist të rritur që viziton qytetin.