Sport

Europiani i Top-it!

Pasó – EURO 2024

Pas një sezoni super të suksesshëm në Top Albania Radio gjatë muajve Qershor – Korrik ‘Pasó’ vjen me një mbulim 360* të Kampionatit Europian të futbollit me “Paso Euro 2024”. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, lidhje direkte me qytetet ku luhen ndjeshjet, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atosmferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë.

E hënë – E shtunë, 14:00

Top Arena, në Top Channel

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati europian i futbollit. Qe prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e kombëtares shqiptare.

E hënë – E enjte, 22:30
E premte – E diel, 21:00

Rezultatet, live

Për të gjithë fanatikët e futbollit, Euro 2024 vjen i pasqyruar edhe në Top Albania Radio, komentet dhe ngjarjet sportive, por po ashtu dhe rezultatet e ndeshjeve do të mund t’i gjeni në  topalbaniaradio.com