Sport

Europiani i një 17-vjeçari, babai i Yamal: “Isha i bindur se do të bëhej një yll…”

Lamine Yamal, është një nga lojtarët që ka shkëlqyer në këtë Europian. Vetëm 17-vjeç, ai ka arritur të shënojë një gol gjatë Euro2024, në ndeshjen e zhvilluar me Francën, madje dhuroi dhe disa raste shumë të mira.

Sakaq, në një deklaratë për mediat ka folur babai i Yamal-it, i cili është shprehur se që në momentin që Yamal ka lindur, ai e dinte që ai do të bëhej një yll.

“Që në momenti kur lindi isha i bindur se do të bëhej një yll. Ashtu si çdo baba shpresoj më të mirën për tim bir. Ftesa për kombëtare? Ishte euforik, ai kërkon që të bëhet fituesi më i ri i këtij trofeu. Mos u habisni, kjo është ëndrra e të gjithë fëmijëve”, tha babai i lojtarit.

Pak ditë më parë ai gjithashtu postoi edhe një foto mjaft të veçantë ku kishte shkruar “Fillimi i dy legjendave”. Fotoja e datuar nga fundi i viteve 2000 (Yamal ka lindur në vitin 2007) u bë shpejt virale. Ajo tregon një të ri, flokëgjatë, të buzëqeshur Lionel Messi, i cili ishte 20 vjeç në atë kohë, duke u kujdesur për një fëmijë, Lamine Yamal, në një vaskë plastike plot me flluska ndërsa nëna e tij e lante.