Aktualitet Sport

Europiani i Atletikës në Romë, Luiza Gega kualifikohet në finale!

Luiza Gega ka arritur që të kualifikohet për në fazën finale të garës së 3.000 metrave me pengesa.

Atletja shqiptare u rendit e teta në Baterinë A pasi përshkroi distancën me kohën 9:35.77. Normën kulifikuese për këtë kampionat ajo e arriti në gusht të vitit të kaluar në Bruksel, ku theu dhe rekordin kombëtar të garës 3.000 metra me pengesa me kohën 9:09.64.

Bateria A u fitua nga rumunia Stella Rutto me kohën 9:30.00, e cila mundi në metrat e fundit gjermanet Lea Meyer (9:30.63) dhe Krause (9:31.52).