Italia dhe Spanja do të përballen pas pak minutash në ‘Wembley’ në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Italianët vijnë në këtë ndeshje pas fitores së madhe ndaj Belgjikës (2-1), ndërsa spanjollët fituan me penallti ndaj Zvicrës, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1-1.
Roberto Mancini do të luajë nga minuta e parë me Chiesa, Immobile e Insigne në sulm. Në anën tjetër Luis Enrique i ka besuar Ferran Torresit, që do të përkrahet nga Dani Olmo dhe Oyarzabal.
Ndeshja fillon në ora 21:00, ndërsa fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në finale.
Itali: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne
Spanjë: Unai Simón; Azpilicueta, Laporte, Eric García, Jordi Alba; Koke, Busquets, Pedri; Dani Olmo, Ferrán Torres, Oyarzabal.