Sport

“Euro2020”, 4 shqiptarë në formacionin e Maqedonisë së Veriut kundër Austrisë

Katër shqiptarë në formacionin titullar në debutimin historik të Maqedonisë së Veriut në finalet e një eventi madhor të futbollit, siç është Europiani. Trajneri Angelovski ka preferuar t’u besojë në prapavijë në rreshtimin 5-3-2 Alioskit dhe Musliut, me repartin që plotësohet nga Velkovski, Ristovski dhe Nikolov.

Në mesfushë lajmi i madh është aktivizimi nga minuta e parë e Enis Bardhit, që ishte në dyshim për arsye dëmtimi, në qendër do të jetë Ademi dhe nga krahu I majtë i mesfushorit të Dinamos së Zagrebit Elmas.

Në sulm, partner i veteranit Goran Pandev do të jetë Trajkovski.

Në stolin e rezervave, të gatshëm për të dhënë kontribut në rast nevojë, edhe dy shqiptarë të tjerë, Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtullai.