Sport

“Euro 2024”, UEFA publikon fotot e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare!

Në faqen zyrtare në Facebook, UEFA publikoi fotot e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Ndërsa “Euro 2024 do të zhvillohet në Gjermani dhe fillon më 14 qershor, Kombëtarja jonë do të luajë ndeshjen e parë të grupit më 15 qershor me Italinë. Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë vetëm një seancë stërvitore sot në kampin bazë të Kaiseraut.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën të ditur se skuadra do të zbresë në fushë në orën 16:30 teksa 15 minutat e para do të jenë të hapura për median. Mesfushori Kristian Asllani do të ketë një komunikim me gazetarët në sallën e konferencave në Kaiserau, duke nisur nga ora 13:30.

Edhe dje, Kombëtarja ka vijuar me përgatitjet në kuadër të ndeshjes së parë në Kampionatin Europian ndaj Italisë. Të gjithë lojtarët kanë punuar për më shumë se Një orë e 30 minuta nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Silvinjo. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën të ditur se i gjithë grupi është në gjendje shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.