Sport

“Euro 2024”, statistikat e të parës përballje në histori Kroaci-Shqipëri!

Hamburgu ështe vendi ku do të zhvillohet takimi i parë në histori midis Shqipërisë dhe Kroacisë, ditën e sotme, në “Volksparkstadion” në raundin e dytë të ndeshjeve të Grupit B në UEFA EURO 2024. Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar disa statistika përpara kësaj sfide.

Të dyja ekipet kërkojnë të rikuperohen nga humbjet e tyre në ndeshjet e hapjes më 15 qershor, ku Kroacia humbi 3-0 ndaj Spanjës në Berlin, me Bruno Petković i cili pati një penallti të pritur në pjesën e dytë dhe Shqipëria humbi 2-1 ndaj kampionëve në fuqi, Italisë, në Dortmund, megjithëse kaloi në avantazh përmes Nedim Bajramit pas vetëm 23 sekondash, goli më i shpejtë në historinë e finaleve të Europianit.

Kroacia

Kroacia po bën paraqitjen e saj të shtatë në Europian dhe të gjashtën radhazi, pasi ka marrë pjesë në çdo turne që nga EURO 2004. Ekipi ka arritur dy herë në çerekfinale, në debutimin e tij në vitin 1996 dhe së fundmi më 2008-ën kur humbi me penallti ndaj Turqisë në një ndeshje ku kishte kaluar në avantazh në minutën e 119-të.

Nën drejtimin e trajnerit Zlatko Dalić, i cili është në krye që nga viti 2017, Kroacia përfundoi e dyta pas Anglisë në Grupin D në EURO 2020, duke fituar një nga tre ndeshjet e tyre (1 barazim, 1 humbje) përpara se të humbte 5-3 pas kohës shtesë ndaj Spanjës në raundin e 16-të, pasi shënoi dy herë në pesë minutat e fundit për të detyruar periudhën shtesë.

Kjo ishte hera e dytë radhazi që Kroacia u eliminua në raundin e 16-të në EURO.

Kroacia u kualifikua për EURO 2024 si e dyta e Grupit D pas Turqisë, duke përfunduar me 16 pikë, një pikë pas fituesve të grupit me 5 fitore, 1 barazim, 2 humbje. Ata siguruan vendin e tyre në Gjermani me një fitore 1-0 ndaj Armenisë në ditën e fundit të kualifikimeve.

Kjo është ndeshja e parë e Kroacisë në Volksparkstadion.

Shqipëria

Kjo është vetëm paraqitja e dytë e Shqipërisë në EURO, të dyja në tre turnetë e fundit. Ekipi debutoi në EURO 2016, duke humbur 1-0 ndaj Zvicrës dhe 2-0 kundër Francës organizatore, përpara një fitoreje 1-0 ndaj Rumanisë në ditën e tretë të ndeshjeve, me Armando Sadikun i cili shënoi golin e vetëm në Lyon. Ekipi i Gianni De Biasi-t përfundoi kështu i treti në Grupin A dhe u eliminua.

Shqipëria përfundoi e katërta në grupin e saj kualifikues për EURO 2020, duke grumbulluar 13 pikë, pas Francës (25 pikë), Turqisë (23) dhe Islandës (19).

Me Sylvinhon i cili zëvendësoi Edoardo Reja-n si trajner më 1 janar 2023, Shqipëria nisi fushatën e kualifikimeve për EURO 2024 me një humbje 1-0 në Poloni, por mbeti e pamposhtur më pas (4 fitore, 3 barazime) për të përfunduar në krye të Grupit E me 15 pikë. Kështu siguroi vendin në finale me një barazim 1-1 në Moldavi në ndeshjen e parafundit.

Ajo humbje ndaj Polonisë në ndeshjen e parë të Shqipërisë për vitin 2023 ishte e vetmja humbje vitin e kaluar; rekordi qe 5 fitore, 3 barazime.

Ashtu si Kroacia, Shqipëria nuk ka luajtur kurrë në Volksparkstadion më parë.

Kanë luajtur në Kroaci:

Ardian Ismajli (Hajduk Split 2016-20)

Mirlind Daku (Osijek 2018-23)

Kanë luajtur së bashku:

Marin Pongračić & Ylber Ramadani (Lecce 2023-)

Mario Pašalić & Berat Djimsiti (Atalanta, 2018-)

Mario Pašalić & Etrit Berisha (Atalanta 2018/19)

Nikola Vlašić & Etrit Berisha (Torino 2022/23)

Josip Juranović & Ardian Ismajli (Hajduk Split 2016-20)

Josip Juranović & Ernest Muçi (Legia Warszawa 2021)

Marcelo Brozović & Kristjan Asllani (Inter Milan 2022/23)