Sport

Euro 2024/ Shqipëri – Spanjë, ja çfarë thonë statistikat!

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të hënë kundër Spanjës. Dueli i orës 21:00 është i treti dhe i fundit në Grupin B të Euro 2024 dhe kuqezinjtë kërkojnë pikët pasi në dy ndeshjet e para humbën me Italinë dhe barazuan me Kroacinë. Ndërkohë që statistikat në përballjen me Spanjën janë totalisht në favor të “Furisë së Kuqe”.

Tetë ndeshjet e zhvilluara deri tani flasin të gjitha për Iberikët, të cilët kanë regjistruar 8 fitore. Bie në sy numri i lartë i golave të pësuar nga kuqezinjtë në këto 8 sfida, plot 31 gola, kundrejt vetëm 3 golave të Shqipërisë, që mbajnë autorësinë e Shkëlqim Muçës, Sokol Kushtës dhe Myrto Uzunit.

Në dhjetor të vitit 1990, Shqipëria ka humbur ndaj Spanjës me rezultatin e thellë, 9-0. Uzuni, i cili u ka shënuar spanjollëve në ndeshjen e fundit, është lënë jashtë listës së Europianit nga trajneri Sylvinho.