Sport

‘Euro 2024’ rikthehet të premten, cilat janë 8 supersfidat në çerekfinale!

Pas Holandës ishte Turqia skuadra e fundit e cila preu biletën për çerekfinalet e Euro 2024, duke iu bashkuar ekipeve më të mira të garës. Të vesuarit e Montellës eliminuan Austrinë falë një 2-golëshi të Merih Demiral, ndërsa miqtë realizuan me Gregoritsh, por pa mundur të gjejnë ekuilibrat.

Më herët ishte Holanda që kaloi lehtësisht Rumaninë, përballje e mbyllur në shifrat 3-0. Çerekfinalet e para luhen të premten, ku dueli i parë është klasikja Gjermani-Spanjë, ndërsa në mbrëmje Portugali-Francë.

Një ditë më pas, të shtunën mbyllet kjo fazë me Angli-Zvicër e Turqi-Holandë.

Çerekfinalet pritet të jenë edhe më emocionuese, me skuadrat që synojnë të ngrenë lart trofeun, ndërsa kujtojmë se ato të cilat kanë më tepër trofe të fituar janë Spanja e Gjermania me 3.