Sport

“Euro 2024”, Princi William dhe Starmer do të jenë në finalen Angli-Spanjë!

Princi William nesër do të marrë pjesë në finalen e Euro 2024-ës në Berlin, për të parë ndeshjen e Anglisë ndaj Spanjës, siç konfirmoi Kensington Palace. William, president i Federatës së Futbollit (FA), mori pjesë dhe në fitoren në çerekfinale të ekipit ndaj Zvicrës, të shtunën e kaluar e në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Danimarkës. Ai uroi Anglinë pas fitores në gjysmëfinale ndaj Holandës.

Në një mesazh të nënshkruar personalisht në rrjetet sociale, William shkroi:

Çfarë bukurie, Ollie! Urime Angli! Finalistet e #EURO2024. W!

William, mbështetës i skuadrës së klubit të Watkins, Aston Villa, u pa duke brohoritur për Anglinë gjatë gjithë ndeshjes në tribunat në “Dusseldorf Arena” gjatë takimit me Zvicrën. Edhe mbreti Charles III uroi ekipin e futbollit të Anglisë për arritjen në finalen e “Euro 2024”-ës, por i ka kërkuar që të shmangin më shumë dramë të minutës së fundit. Në një mesazh për skuadrën e Gareth Southgate pas fitores 2-1 të “Tre Luanëve” kundër Holandës, Charles u përcolli lojtarëve “urimet më të mira” dhe “urimet më të ngrohta” të familjes mbretërore.

Por, mbreti bëri shaka për dramën e fundit të përjetuar nga tifozët anglezë duke u kërkuar futbollistëve të kujdesen për presionin e gjakut të kombit në finalen me Spanjën.

Unë dhe Camilla bashkohemi për t’ju përcjellë urimet më të ngrohta për arritjen në finale të Kampionatit Europian të UEFA-s, si dhe për të dërguar urimet tona më të mira për ndeshjen e së dielës! Nëse mund t’ju nxis që të siguroni fitoren përpara nevojës për gola, jam i sigurt se streset në rrahjet e zemrës kolektive të vendit dhe presionin e gjakut do të lehtësoheshin shumë! Paç fat, Angli!

Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer, i cili mundi të shihte një pjesë të lojës ndërsa merrte pjesë në një samit të NATO-s në Uashington, konfirmoi se do të marrë pjesë në finalen e së dielës në Berlin.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, pret një finale të furishme kundër Anglisë në “Euro 2024” në Berlin. Në një video-mesazh nga Federata Spanjolle e Futbollit, de la Fuente theksoi:

Do të jetë një spektakël i madh dhe ne po e presim me shpresë të madhe!