Sport

“Euro 2024”, matematikës së Rumanisë i duhet një fitore!

Trajneri i Rumanisë, Edward Iordanescu nuk po ndjen presion, pavarësisht se ka peshën e një kombi në ekipin e tij për ndeshjen e sotme në Grupin E të Euro2024 kundër Belgjikës. Në orën 21:00 të mbrëmjes, ekipin e pret përballja me Belgjikën. Me një fitore, skuadra e tij mund të kualifikohet në fazën e dytë.

Kam përshtypjen se i gjithë vendi është pas ekipit tonë. Të gjithë në Rumani kanë  shpresë, gjë që është edhe më shumë motivim për ne, tha Jordanesku në një konferencë shtypi.

Një fitore 3-0 kundër Ukrainës u pasua nga ukrainasit që fituan dje 2-1 kundër Sllovakisë, e cila kishte mundur Belgjikën në fillim.

Matematika thotë se Rumanisë i duhet vetëm një fitore tjetër dhe pavarësisht se Belgjika është favorite në letër, trajneri dëshiron që puna të kryhet tani.

Nëse kualifikohemi herët, sigurisht që do të ishte mirë. Ne gjithmonë duam maksimumin, por e dimë se sa të fortë janë belgët, u shpreh 46-vjeçari. Ne jemi gati të japim gjithçka dhe po hyjmë në lojë për ta fituar atë, theksoi ai.

Në “Euro 2024”, dita nis me sfidën Gjeorgji-Çeki në orën 15:00 dhe Turqi-Portugali më 18:00.