Mesfushori Ylber Ramadani është një nga pikat kyçe të Kombëtares shqiptare.
Në raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2024 të publikuar nga UEFA, ai është një nga futbollistët që ka përshkruar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian.
Ka një mesatare prej 12.51 km për ndeshje dhe është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve që ka vrapuar më shumë në fushë.
Ylber Latif Ramadani (lindi më 12 prill 1996) është futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin italian Lecce dhe për kombëtaren shqiptare.
Ai filloi karrierën e tij me KF Ferizaj, ku ai bëri 42 paraqitje dhe shënoi 3 gola në sezonin 2013-14.
Në fillim të sezonit 2014–15, Ramadani nënshkroi kontratë për klubin Prishtina ku ai bëri 14 paraqitje dhe shënoi vetëm 1 golë.