Të gjithë e dimë tashmë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ai na mbush me vlerat ushqimore dhe energjinë që duhet gjatë gjithë ditës. Megjithatë, ka disa produkte ushqimore që duhet t’i evitoni në mëngjes.
Kosi dhe nënproduktet e tjera të qumështit
Nëse konsumoni kos në mëngjes me stomak të zbrazët i shkatërroni bakteret e thartirës së qumështit. Pra, me konsumimin e kosit dhe të nënprodukteve të tjera nuk do t’i bënit mirë organizmit tuaj.
Kastravecë dhe perime të gjelbra
Perimet e freskëta janë të pasura me aminoacide. Mirëpo, ato mund të shkaktojnë djegësirë, fryrje dhe dhembje në stomak.
Ëmbëlsirat
Sheqeri ngre nivelin e insulinës gjë që dukshëm shton presionin në pankreas, i cili sapo është “zgjuar”. Veprimi i konsumimit të ëmbëlsirave me stomak të zbrazët mund të shkaktojë zhvillimin e diabetit.
Pije të ftohta të gazuara
Nëse në mëngjes pini pije të ftohta të gazuara, mund t’ju dëmtojë mukozën dhe të ulë qarkullimin e gjakut në stomak.
Ndërkohë një alternativë shumë e mirë për vaktin e mëngjesit janë petullat. Petullat janë një nga ushqimet më të preferuara të shumë njerëzve. Ato janë një zgjedhje shumë e mirë për vaktin e mëngjesit, pasi janë shumë të lehta për t’u gatuar dhe shumë të shijshme. Petullat përmbajnë disa lëndë ushqyese që mund të ofrojnë një sërë përfitimesh për shëndetin tonë.
Nëse nuk e dini, petullat përmbajnë shumë karbohidrate, që ndihmojnë të kemi shumë energji. Dhe kjo është një nga arsyet se pse njerëzit mendojnë se petullat janë të pashëndetshme. Nëse bëni petulla me grurë të plotë, atëherë mund të hani edhe më shëndetshëm, pasi petullat me grurë integral përmbajnë fibra që mund të ndihmojnë në nivelin e sheqerit në gjak.
Vendosja e rutinës së ngrënies së mëngjesit të shëndetshëm për fëmijët e tyre, për shumicën e prindërve është një sfidë. Jo rrallë fëmijët shfaqin dëshirën për ngrënie ushqimesh nutritive të varfra që janë të pasura me sheqer të rafinuar apo refuzojnë ngrënien e mëngjesit, ndërsa prindërit në mungesë kohe dhe durimi dorëzohen. Ky është gabimi i parë që duhet përmirësuar, sepse mëngjesi i rregullt dhe i shëndetshëm do t’i sjellë përfitime fëmijës. Anashkalimi i këtij vakti çon në përqendrim të keq dhe në kujtesë të dobët, obezitet apo mesvakte të pashëndetshme.