Reperja e njohur Cardi B së fundmi thuhet se do të fitojë 1 milion dollarë dëmshpërblim pasi paditi për shpifje një blogere. Ajo tha gjatë dëshmisë se kishte përjetuar ankth dhe trishtim pas akuzave që blogerja dhe YouTuber-sja e njohur, Tasha K kishte bërë në adresë të saj. Ajo mësohet t’i ketë thënë gjykatës këto fjalë:
Vetëm një person i keq mund t’i bëjë këto.
Tasha K ka dëshmuar në gjykatë se ka përhapur qëllimisht gënjeshtra për artisten, por kur avokati i saj e mori në pyetje, ajo u tërhoq nga gjithçka që kishte deklaruar më parë. Në fund, gjykata vendosi t’i jepte të drejtë Cardi B për të gjitha akuzat që ka ngritur. Rikujtojmë se në vitin 2019, reperja e çoi Tasha K në gjykatë pasi ajo e akuzoi se ishte e varur nga substancat narkotike dhe se nuk ka qenë besnike ndaj bashkëshortit të saj, Offset.
Ju sjellim në vëmendje se së fundmi fansat e Cardi B janë shqetësuar shumë nga mungesa e përgjegjësisë së reperes. Ata janë zemëruar dhe kanë shfaqur një lloj revoltë në rrjetet sociale në lidhje me lançimin e linjës së saj të kukullave, ku 29-vjeçarja vendosi se kjo linjë nuk do të dalë në treg. Një përfaqësues i Cardi B tha se arsyeja është vonesa e prodhimit dhe transportit e shkaktuar nga COVID-19, si dhe shqetësimet e vetë artistes për cilësinë e produktit.
Fansat të cilët tanimë kanë shpenzuar 35 dollarë për një kukull kritkuan prodhuesin, markën e kukullave ‘Real Woman Are’ dhe thanë se ndiheshin të mashtruar. Dikush u shpreh se Cardi duhet ta kontrollojë këtë kompani, sepse ky është një mashtrim i qartë. Sipas ‘TMZ’, Cardi B i kërkoi kompanisë që të japë rimbursime për klientët menjëherë nëse nuk e ka bërë tashmë. Përfaqësuesit e reperes dhe kompanisë së prodhimit nuk kanë reaguar ende publikisht.