Celebrities Gossip Showbiz

“Është një shejtan…”, për cilin nga banorët e ka fjalën Egla?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Pas një debati që pati me Julin, Egla ka analizuar lidhjen e Romeos me Heidin në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Egla e ka quajtur Heidin  ‘shejtan budalla’ dhe për të kjo gjë nuk e bën të duket mirë sepse shumë shpejt banores i del fytyra e vërtetë.

Romeos i kam thënë një gjë për Bacin, është koha. Ajo është një shejtan budalla që kap situatat. Ka një lloj nuhatje të zhvilluar dhe ajo e manovron siç i vjen, por manovrini në këtë shtëpi nuk të nderon shumë në këtë shtëpi. Herët ose vonë surrati del. Unë i kam thënë këtij (Romeos) çfarë po bën me këtë vajzë. Sepse kjo gjatë gjithë kohës kur Romeo i afrohej për ta mbrojtur, kur ishin të ndarë lidhte shpresa tek ai. Ja thashë dje Bacit dhe ma konfirmoi. I kam thënë këtu Romeos vendos more çun i kam thënë, mere ose leje sepse këtë vajzë po e bën të bëjë një figurë shumë të keqe

E një përballje Graciano e ka pasur edhe me Romeon mëngjesin e sotëm teksa vazhdonte debatin me Heidin. Teksa Graciano i ka përmendur Heidit disa ish-banorë të shtëpisë ndër ta Alfio Rrotanin dhe Fatjon Kuqarin, ku sipas tij Heidit ka flirtuar, Romeo ndërhyn dhe i kthehet banorit se nuk mund të përmend emra të tjerë në sy të tij.  Së fundmi Fatjoni, i cili fillimisht pati një afrim brenda shtëpisë me Heidin, ka publikuar një video në Instastory, ku ka bërë një reagim lidhur me këtë situatë.