BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

“Është një punë që paguan shumë madje edhe më shumë se televizioni”, Kiara flet mbi punën si influencer!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme.  Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Gjatë kësaj pjese të emisionit Kiara u pyet mbi punën si influencer, ku ajo ndau me të gjithë vajzat eksperiencën e saj në këtë profesion.

Si është puna si influencer?

Të jesh influencer nuk është gjë e thjeshtë, por realisht ka shumë angazhim duhet të kesh një profil të kuruar, duhet të mendosh vendin ku do të pozosh, pasi në Tiranë ato hapësira që janë të bukura janë të konsmuara nga të tjerët. Ne jemi të përkushtuar 24 orë dhe është një punë që paguan shumë madje edhe më shumë se televizioni. Unë bashkëpunoj më shumë me firma të huaja sepse ato kanë një lloj kuadri tjetër.

Kjo trajtohet si punë apo duhet të vishesh kështu edhe në përditshmëri?

Patjetër, kjo ështe çështje zgjedhjesh. Unë zakonisht rri me tuta, siç  jam sot. Unë kam një kontrast shumë të madh me fotot e Instagramit sepse atje vesh minifunde ndërsa në përditshmëri më pëlqen të jem sportive.