Siç është vënë re gjerësisht nga fansat në rrjetet sociale, ish-ylli i “One Direction”, Liam Payne po postonte në Snapchat vetëm disa orë para vdekjes së tij në Buenos Aires. Shumë vunë në dukje faktin se sjellja e 31-vjeçarit dukej krejtësisht normale, në kontrast me një deklaratë të policisë që thoshte se ata kishin shkuar në hotel pasi u njoftuan për një “burrë agresiv që mund të ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit”.
Megjithatë, videot duket se janë postuar disa ditë pasi janë filmuar, pasi ato shfaqin të dashurën e Payne, Kate Cassidy, e cila ngarkoi video të kthimit të saj në Florida në rrjete sociale në fillim të javës, shkruan SkyNews. Në to, ai u foli ndjekësve të tij për planet e tij për ditën në vazhdim, duke thënë se ishte një “ditë e bukur në Argjentinë”.
Sot, ne do të kalërojmë. Do të kalërojmë disa kuaj. Mendoj se do të luaj sërish polo, gjë që do të më lërë jashtë lojës për rreth gjashtë javë. Është kaq e vështirë ta bësh, kurrizi dhe qafa ime nga lëkundjet e atij çekiçit… ose çekiçi druri, mendoj se quhet nëse e di. Kjo dhemb shumë, është shumë e vështirë për ta bërë.
Ai gjithashtu u bëri ndjekësve të tij një tur në dhomën ku po qëndronte me Cassidy, me të cilën është takuar që nga tetori i vitit 2022. Payne dhe Cassidy thanë se kishin fjetur gjatë çdo mëngjes dhe këngëtari u tha ndjekësve të tij se po shijonin kafe dhe mëngjes edhe pse është ora 13:00.
Sipas raportimeve, Payne ra nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit në katin e tretë të hotelit CasaSur Palermo. Fillimisht, TMZ njoftoi se këngëtari kishte shfaqur sjellje të çrregullt para ngjarjes fatale, duke përfshirë një incident ku supozohet se theu laptopin e tij në hollin e hotelit. Pamjet nga dhoma e tij tregojnë një atmosferë kaotike, me një televizor të copëtuar dhe disa sende që sugjerojnë përdorim droge. Policia u njoftua për një “burrë agresiv” që dyshohet se ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit.