Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Është në gjendje të bëjë gjithçka për show”/Shëndrit Lumi jep deklaratën e fortë për Vesën: “Kopje e Ilnisës”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

I ftuar në mbrëmjen e sotme të emisionit “Big Brother Radio” kanë qenë gazetari Shëndrit Lumi dhe psikologia Antigona Sejdiu. Dedikuar plotësisht fenomenit të BBV, këtë herë intervista u përqëndrua për banoren Vesa Smolica, e cila sot u shpall edhe lidere e shtëpisë.

Mendon Shëndriti se Vesa po kopjon lojën e Ilnisës duke u sjellur si lidere?

Unë e pashë Vesën pak a shumë si një kopje e Ilnisës realisht. Nuk e shoh Vesën vetvetja në këtë debat për të vetmen arsye se e kam parë që nuk ka ndonjë strategji për të qenë protagoniste në ndonjë Prime. Fatkeqësisht, duke e njohur edhe nëpër disa muhabete në qytetin e Prishtinës, thojnë që Vesa është në gjendje të bëjë gjithçka për show. Ky debat me Ilnisën më duket dobësim për Vesën, për arsye se Vesa duhej ta kishte menaxhuar më ndryshe dhe jo si një kopje e Ilnisës. Mua më vjen keq që Vesa në këtë debat mund të pësojë pak humbje, nëse mund ta quajmë humbje. Nuk e shoh si fitore në këtë mes duke parë kapacitetin që mundet Vesa të bëjë kundrejt Ilnisës.