Celebrities Gossip Showbiz

Është konfliktuar me Rihanna-n?! Reagon supermodelja Naomi Campbell!

Supermodelja Naomi Campbell i është përgjigjur thashethemeve për një konflikt me Rihanna-n, pas një video nga Java e Modës në Nju Jork, që u shfaq në internet, ku tregoheshin që dy super yjet nuk flisnin, pas thashethemeve se ka pasur një grindje mes tyre. Në veçanti, Rihanna shihet teksa kalon pranë modeles, e më pas nuk ka tentuar as ta përshëndesë. Duke folur për New York Times, Naomi shpjegoi megjithatë se asgjë nuk ka ndodhur mes tyre, ndërsa theksoi se nuk do të lejojë që shtypi të shkruajë gënjeshtra.

Unë nuk do ta lejoj botën të vendosë dy gra me ngjyrë që luftojnë njëra-tjetrën. Jemi dy gra me fëmijë, nëna.

Naomi Campbell, është përballur së fundmi me kritika të shumta, për shkak se ka përdorur paratë e fondacionit të bamirësisë “Fashion For Relief” për të qëndruar në hotele të shtrenjta, trajtime spa, cigare etj. Një hetim i fshehtë kundrejt fondeve të bamirësisë, i cili u përmbyll në mars, zbuloi se paratë e mbledhura për bamirësi gjatë dekadës së fundit, janë keqpërdorur. Nisur nga kjo, fondacioni e ka përjashtuar supermodelen nga roli i saj për 5 vite.

Sipas hetimit, mijëra dollarë janë shpenzuar nga 54-vjeçarja për qëndrimet e saj në hotelet e shtrenjta, trajtimet në spa, sigurinë personale, cigare e shumë të tjera. Gjithashtu, u zbulua se edhe Bianka Hellmich, pjesë e fondacionit gjithashtu, ka marrë para në mënyrë të pautorizuar. Hellmich është përjashtuar nga roli i saj në fondacion për 9 vite. Naomi u përball me kritika të shumta nga njerëzit në internet: “E kam ditur gjithmonë që ky fondacion ka diçka të mbrapshtë”; “Ok, por paratë e bamirësisë? Seriozisht?”; “Naomi, çfarë përbindëshi je!”, ishin disa nga komentet.

Rikujtojmë se Campbell ka konfirmuar se i ka mirëpritur të dy fëmijët e saj përmes një surrogate, pasi u bë nënë për herë të parë në vitin 2021 në moshën 50-vjeçare dhe pozoi me të porsalindurin në kopertinën e “Vogue”. Supermodelja, tashmë 54 vjeçe, tronditi botën kur njoftoi lindjen surprizë të vajzës së saj, e ndjekur nga një djalë në vitin 2023, emrat e të cilëve mbretëresha e pasarelave nuk i ka bërë publikë.