Së fundmi, këngëtarja e njohur Shakira ka “hapur zemrën” dhe ka folur në lidhje me të gjithë paragjykimet që ka pasur në industrinë e muzikës për shkak të prejardhjes së saj. Ajo është shprehur se shpesh vihej në lojë për trafikimin e drogës, pasi në Kolumbi ky fenomen ndodh rëndom.
Ylli i “Hips Don’t Lie” pozoi për kopertinën e numrit të nëntorit të revistës së famshme, “Glamour” dhe e pyetur për eksperiencën e saj në tregun global muzikor ajo u shpreh se është lënduar më së shumti nga paragjykimet që i janë bërë për shkak të të qenurit me origjinë nga Kolumbia.
Më kujtohen fare mirë fillimet e mia në këtë industri jashtë vendit tim. Kishte pafund komente për prejardhjen time dhe zakonisht çdo gjë lidhej me trafikimin e lëndëve narkotike. Ishte sikur ne ishim gjithmonë në qendër të këtyre “shakave”. Ishte një ndjenjë jo e mirë.
Ndër të tjera, Shakira rrëfeu bashkëpunimin me princ Harry-n, i cili e rekrutoi atë për ta ndihmuar në projektin e tij për të shpëtuar planetin tetorin e vitit të kaluar. Rikujtojmë, se Shakira është imazhi i revistës së modës “Cosmopolitan” që prej muajit nëntor.
Në një intervistë të saj, kantautorja pranoi se është pak e ndërlikuar të përpiqesh të mbyllësh në shtëpi një artiste që është e fiksuar pas punës, duke qenë se është nënë e dy fëmijëve dhe i duhet të kujdeset edhe për fëmijët e saj.
Ndërkaq, një yll i ri i muzikës është bërë pjesë e tregut artistik në Kolumbi. Bëhet fjalë për Shafik Mebarak, i cili javët e fundit është bërë i njohur jo vetëm për shkak të lançimit të këngës së tij të re të titulluar “Dulce Veneno”, por edhe për shkak të lidhjeve të tij të afërta familjare me Shakira-n.