Një modele në Instagram ka ndarë së fundmi me mediat problemet që ajo po has me të qenit me të vërtetë shumë e bukur. Veronika Rajek nga Sllovakia pretendon se profili i saj në Instagram fshihet vazhdimisht sepse ndjekësit raportojnë se është false, duke e arsyetuar se ajo është shumë e bukur për të ekzistuar.
Shumë ndjekës të tjerë e akuzojnë ish-finalisten e Miss Sllovakia 2016 se ka kryer shumë operacione plastike, gjë që ajo këmbëngul se nuk është e vërtetë.
Njerëzit as nuk besojnë se unë ekzistoj. Është shumë diskriminuese që gratë e tjera mund të bëjnë të njëjtën gjë dhe unë nuk mundem. Unë e quaj veten alien pasi njerëzit nuk besojnë se jam e vërtetë. Ata mendojnë se jam një robot ose një mashtrim në internet.
Modelja bukuroshe është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo ka fituar me miliona ndjekës dhe shpesh poston foto provokuese por edhe foto apo video nga rutina e saj e përditshme. Aktualisht ajo jeton në Austri.