Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ditëne sotme banorët lexuar disa komente anonime të tyre mes njëri-tjetrit, ku patjetër disa nga banorë u prekën shumë. Një nga ta ishte dhe Erjola, e cila është përlotur, pasi gjithmonë është gjykuar për veshjen e saj duke marrë komente seksiste.
Romeo: Është pise ajo që e ka bërë
Juli: Qetësohu, janë disa pisa se ishin të shpërndara pyetjen. Ajo gjëra nxjerr ata keq, jo ty. Nuk ke pse sqaro njeri.
Erjola: Është shumë e shëmtuar, që sa herë e sa herë, në moral. Nuk i kam hyrë kujt në hak në këtë shtëpi. Nuk kam provokuar njeri, nuk kam tentuar. Është e shëmtuar, se flasin kështu vetëm nga pamja… Njerëz të shëmtuar. Kam ditëlindjen e babit më 14 mars, u kënaqa mbrëmë duke bërë ballokume, se kam festuar kurrë atë ditë. Nuk e dinë sa kemi vuajtur, si jemi, nuk dinë asgjë. Kam frikë të vishem e të dal se direkt me komente. Kam gjithë jetën që e vuaj këtë, të mos vishem e të mos dal.
Dalja e papritur e Bardhit nga Big Brother VIP solli një reagim edhe të Sarës jo vetëm në atë moment, por edhe gjatë ditës së sotme në Fan Club. Ish-banorja deklaroi se ka folur me Bardhin deri në orët e para të mëngjesit dhe se nëna e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.