Celebrities Gossip Showbiz

“Është e paaftë në argument!” Kiara dhe Efi ‘sulmojnë’ Oltën!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga protagonistet e shtëpisë së BBV, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve të forta. Të gjitha këto janë bërë shkak që Olta të vihet në shënjestër herë pas here, duke u komentuar edhe nga banorët.  Më e fundit, Kiara Tito shprehet për Oltën duke analizuar rrugëtimin e saj në BBV deri më tani, me të cilën edhe Efi bie dakord.

Kiara – Do të thotë që ti mua nuk më ke konsideruar asnjëherë nga fillimi i qëndrimit në shtëpi, që thoje të kam pasur shoqe. Njeriu e ka një lloj përgjigje sado të mos dish të argumentosh.

Efi – Është e paaftë në argument.