Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Banori i ri Shkëlqimi e pyeti Françeskën nëse është e martuar, pyetje të cilën ajo e konsideroi atë si flirtim. Së fundmi gjatë një bisede me Erjolën, banori u betua se nuk e ka ditur që banorja është e martuar, ndonëse një gjë e tillë nuk u besua nga Erjola.
Çimi: Se kam ditur moj për Zotin
Erjola: S’je i besueshëm për këtë fakt
Çimi: Pse?
Erjola: Sepse ti e di shumë mirë ku je fut, si je futur dhe për çfarë je futur.
Çimi: Pse s’ta mbush mendjen?
Erjola: Ti e di shumë mirë se sa shet. S’di se është e martuar dhe ajo ka folur për fëmijën e për çdo gjë! Ti do hyje në ditën e 105 dhe s’dije se ku po futeshe! O i shkreti
Teksa Egla ka qendruar me Julin në oborr kanë biseduar lidhur me Heidin dhe lojën e saj. Egla u shpreh se Heidi i ka treguar disa gjëra në lidhje me të dhe Romeon në filllim të lidhjes së tyre, gjëra të cilat Egla nuk do ia përdorte kurrë për ta sulmuar.