Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Është dakord babai i Heidit për raportin e saj me Romeon?! Daja i banores së shtëpisë së BBV zbulon të vërtetën…

Mbrëmjen e kaluar gjatë spektalit përveç diskutimeve dhe debateve një moment shumë i bukur ishte edhe kur Romeo pranoi se kishte një tërheqje dhe simpati për Heidin një nga banoret e shtëpisë së BBV. Gjithësesi është ende herët për të konfirmuar diçka. Sot në “Big Brother Fan Club” ishte i ftuar daja i Heidit i cili tregoi më shumë detaje se si e ka pritur familja këtë.

Ai u shpreh se ‘si çdo baba tjetër edhe për atë asnjë “nuk është aq i mirë për vajzën e vetë’.

Daja i Heidit: Babai i Heidit do të donte që… si çdo baba tjetër edhe për atë asnjë “nuk është aq i mirë si vajza e vetë’. Ndërsa motra e ka pritur me hahaha.

Ronaldo: Kjo do të thotë se babai i Heidit e ka pranuar Romeon si dhëndër.

Sonila: Ronaldon e njoh herët dhe kam një vrejtje për ju që doni ta portretizoni Heidin si një person që ka shkuar aty për t’u lidhur. Për mua është e pakonceptueshme që një vajze e kultivuar si ajo të shkoj në një realitishow dhe maksimumi që mund të pritet është që ajo të lidhet me dikë.

Big Brother është krijuar për të kultivuar sjelljet sociale të një personi apo një tjetri, jo për të qenë i fokusuar në një romancë.

Përveç Romeos dhe Heidit janë edhe disa banorë të tjerë të cilët duken se kanë arritur një afrimtet dhe po njohin njëri-tjetrin m9 shumë si Bardhi dhe Sara, e cila mbrëmjen e kaluar pas nominimit u rikthye sërish në lojë me mundësinë që kishte në biletën  e saj vajtje-ardhje. Po ashtu nuk duhet të lëmë pa përmendur edhe Ilnisën dhe Meritonin.