Ervin Nikolla

Ervin Nikolla lindi në Korçë në vitin 1982. Ishte Radio Korça pikënisja e karrierës, që në moshën 16 vjeçare. Më tej, në Tiranë do të ishte pjesë e redaksive të shtypit të shkruar, radiove lokale dhe Televizioneve Kombëtare. Nga viti 2002-2005 Nikolla punoi me edicionet informative dhe programe te shumëllojshme në “Radio Kontakt”, për të vijuar si pjesë e redaksive të “TV Klan”, “Koha TV”, “Vizion Plus”. Nga viti 2009-2023 Nikolla iu dedikua sportit në TV. Në periudhën 2023-2024 ishte pjesë e RTSH. “Radio është dashuria e parë dhe e përjetshme”, ndaj tashmë gjithë pasioni lidhet ngushtë me Top Albania Radio.

Follow Ervin