Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio gazetari i njohur Ervin Kurti për të folur rreth fenomenit “Big Brother Vip”. Ervini dha opinione mbi lojën e Bledi Manes, Ermiona Lekbellos dhe gjithashtu shprehu emrin e banorit që mendon se do të eliminohet këtë të shtunë. Ndërkaq, si po e shikon Ervini lojën e Dea Mishel brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.
Sa i përket lojës së banorit më të përfolur të shtëpisë më të famshme në Shqipëri Luiz Ejlli, cili është opinioni i gazetarit në lidhje me të dhe lojën e tij?
Kur e pash që hyri Luizi u habita. Te java e tretë thashë: “Shi shi Luizi”. Ai po bën një super lojë, me disa defekte por që kjo është mëse njerëzore. Kur ai i shikon të gjithë në gjumë krijon situata që të gjithë të flasin. E bën që ata të jenë aktiv. Këtë gjë mendoj se bën një lider. Ai i godet tek egoja. Ndonjëherë e ekzagjeron por qasjen e ka shumë interesante. Luizi e kupton gabimin, kërkon falje dhe e kthen në humor. Kjo është gjëja që njerëzit pëlqejnë tek ai. Sa për lidhjen e tij me Kiarën, mendoj që tani po fillojnë të njihen me njëri-tjetrin.