Sot i ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Ervin Gonxhi. Ai foli më shumë për ndjesitë dhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duke u ndalur dhe tek mendimi i tij për lojën e banorëve të tjerë.
Ishte një pritje shumë e bukur, sigurisht nga familja po edhe nga njerëzit dhe nga populli. Nuk e mendoja që kisha dhënë aq shumë gjë pozitive në popull. Isha pak skeptik kur isha brenda shtëpisë sepse mendoja se si dukesha jashtë. Fatmirësisht gjithçka ishte super dhe doli ashtu si e kisha menduar.
Përveç pjesës pozitive a ka pasur komente negative, surpriza apo diçka që nuk e kishte menduar Ervini?
Ka pasur edhe komente të këqija dhe energji të keqe kjo gjë por nuk ia kam vënë shumë veshin, nuk më inetereson. Jam okej me veten. Unë e njoh veten time e di si jam dhe nuk më intereson se si flasin lart e poshtë. Kam lexuar komentet për të parë edhe se çfarë flitet edhe nga krahu tjetër.
Sinqerisht në atë shtëpi është një presion shumë i madh, psikologjia është shumë e ngarkuar por unë me durim ia kam dalë. Nuk u futa për të dalë fitues, më tepër për eksperiencë.
Rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë Ervin Gonxhi shtoi më tej se:
Mua më kanë bërë shumë mirë ato 17 ditë që kam qëndruar aty. Pashë disa gjëra që aty i shikon ndërsa jashtë nuk mundesh dot t’i shikosh. Brenda harron shumë gjëra dhe fokusohesh në një gjë, e cila mua më dha një shtysë shumë të fortë. Mendoja që nga ajo shtëpi dua të dal shumë faqebardhë nuk dua të dal të një mënyrë të shëmtuar. Më mësoi diçka shumë të mirë, më ka rezultuar shumë mirë.