Ermir Topi ka lindur në Tiranë dhe kontaktin e parë me median e pati në vitin 1999 ku ideoi dhe drejtoi një program radiofonik argëtues me telefonata. Më pas nisi bashkëpunimin letrar për disa sezone me spektaklin e humorit “Portokalli” në Top Channel ku shkroi materiale për grupin SHBLSH, personazhet të ndryshme si Edi Rama, Llambi, Ponjën, etj.
Ka qenë pjesë e grupit të punës që konceptoi dhe realizoi sezonin e parë të spektaklit “E Diell” dhe vijoi të punonte me këtë spektakël për disa sezone. Bashkëpunimin me Top Channel u përfshi edhe me programe të ndryshme si “Fiks Fare”, “Pop Channel”, “Në Shtëpinë Tonë”.
Prej vitit 2020 është drejtor ekzekutiv i organizatës jofitimprurëse “Qendra Memento” dedikuar projekteve të shoqërisë civile që promovojnë median dhe nismat rinore në shërbim të komunitetit. Që nga Marsi 2023, bashkë me aktorin Gent Hazizi, moderojnë programin “Merre Me Lëng Show” që transmetohet çdo të Premte në 20:00 në Top Albania Radio.