Pas suksesit në edicionin e 71-të të Festivalit të Sanremos, ku doli në vendin e tretë me këngën “Un milione di cose da dirti”, Ermal Meta duket se ka shënuar edhe një tjetër arritje, e cila na bëri edhe njëherë tjetër krenarë.
Këngëtari shqiptar do performojë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Europian dhe do të ngjitet i pari në skenën e improvizuar në fushën e “Olimpico”-s. Ai do të këndojë këngën “Uno”, e cila është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana” dhe u publikua disa muaj më parë.
Po ashtu, në skenë do ngjitet edhe Andrea Bocelli që do të interpretojë “Nessun Dorma”, i shoqëruar nga një koreografi e jashtëzakonshme, ku do të përfshihen dhe “Frecce Tricolori”, avionët që do të lëshojnë në qiell 3 ngjyrat e flamurit italian të cilat do të mbulojnë gjithë stadiumin.
Ceremonia zyrtare do të mbahet ditën e sotme në orën 19:00 kurse ndeshja hapëse në “Euro 2020” do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.