Këngëtari shqiptar Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar ai vetë më anë të një postimi në rrjetet sociale. Teksa ka postuar një foto të dorës së vogël, Meta e ka shoqëruar edhe më një mbishkrim emocionues. “Dora ime s’ka qenë kurrë kaq e madhe, dhe as zemra”, shkruan këngëtari.
View this post on Instagram
Vogëlushja është pagëzuar me emrin Fortuna Marie. Në lidhje me ndjesitë e ndara me partneren e tij Chiara Sturdà, Ermali rrëfeu se është në një “gjendje të ngrirë”. Ndërkaq, vazhdimisht Meta vazhdon të emocionojë me historinë e tij familjare të lidhur me sakrificën e nënës që i mundësoi udhëtimin e shpresës në Itali, vendit që e bëri të famshëm e të suksesshëm kantautorin shqiptar e lindur në Fier.
Gruaja me emrin Mira ëndërronte një të ardhme për fëmijët e saj, ëndrrën e një rilindjeje në një vend larg atdheut, e njëjta ëndërr që patën 86 emigrantët që vdiqën në brigjet italiane të Cutro-s. Në një monolog në programin italian “Le Iene”, Ermali tregoi për dy të panjohur që ndryshuan katër jetë, përfshirë të Ermalit, i cili pas rreth një muaji mbush 42-vjeç.