Këngëtari Ermal Fejzullahu sot feston ditëlindjen e tij të 36-të. I njohur për hitet e tij në muzikën popullore dhe moderne, Ermal Fejzullahu ka një karrierë të suksesshme që përfshin këngë të njohura dhe performanca nëpër shumë vende. Në këtë rast të veçantë, babai i tij, Sabri Fejzullahu, një artist i mirënjohur i muzikës popullore shqiptare, ka ndarë urimet e tij në mënyrë speciale.
Sabri Fejzullahu, i cili ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në muzikë, ka postuar një ‘story’ në rrjetin social Instagram me dy fotot e Ermalit: një nga fëmijëria e një tjetër nga vitet e fundit, duke shprehur kështu dashurinë dhe krenarinë për djalin e tij. Sabri Fejzullahu është i njohur për kontribuimin e tij në muzikën shqiptare dhe ka qenë një inspirim për shumë artistë të rinj.
Si fëmi ke qenë: Ermal o sherr i madh, tani je: Ermal o ylli jonë që bën dritë kur këndon. Urime bota e babi