Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Debatet mes Ilnisës dhe Erjolës kanë qenë të shumta e ditën e sotme një veprim i Erjolës ka ndezur gjakrat përsëri. Erjola ka ngritur një ‘plan ‘kurth’ për t’u shtirur si mikesha e Ilnisës, plan ky që e njohin edhe Juli me Ledjonën. Nga ana tjetër, gjatë mbrëmjes së djeshme, Erjola i ka thënë Ledjonës:
Erjola: Do i bëj një copë hallvë. E ke parasysh për çfarë bëhet hallva?! Do i them po ha hallvën tënde se ti dhe ai për mua keni vdekur si banorë. Nuk do i lë të qetë, nuk do i lë të flenë gjumë…
Sot ajo po gatuan një hallvë, që sigurisht nuk ka munguar nga komentet dhe batutat e banorëve të tjerë. Egla ka thënë se ndoshta do gatuhet një hallvë për çdo eliminim, teksa Ilnisa i ka kërkuar shpjegime Erjolës.
Erjola: Natën kur pashë klipin u preka. E patë reagimin tim. U ula me ty më dole në shteg. Vura veten në një test, e di që deri dje nuk e kishe kuptuar afrimitetin tim me ty. Unë u afrova me ty për të të vënë në lojë ty dhe Meritonin. Një person që u prek, iu cenua burrëria… Ti ma jep dorën për lojë, sapo i thashë Julit që ti përdor vajzat. Hakmarrjen do të ta servir në një pjatë të ftohtë… Si lojtare s’do ta bësh gjumin rehat, si banore po iki të ta ha hallvën. Figurativisht, për mua ke vdekur…”
View this post on Instagram
Vetëm pak më parë Erjola ka debatuar me Sarën, pasi Erjola mendon se Sara dëshiron që ajo të largohet nga shtëpia. E për këtë Sara shprehet se nuk është e vërtetë dhe se duhet t’i kërkojë falje për këtë pasi të dalë video-ja.