Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Erjola Doçi ka vendosur mbrëmë që të thurë plane kundër Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit. Këtë ia ka treguar Julian Dedës dhe Ledjona Xheladinajt. Gjatë një bisede me Ledjonën, Erjola u shpreh se do të bashkohet me banoren vetëm që të tallet me të dhe të tregojë se ajo për një lojë i ‘han’ fjalët e saj. Nga ana tjetër, gazetarja nuk hezitoi që të bëhet pjesë e këtij plani.
Erjola: E kam pasur si ide por ma kanë vënë në pjatë të argjendtë. Do ta bëj ta paguajnë atë që më kanë bërë sot. Hajde t’iu bëjmë një lojë. Unë kthehem me Ilnisën dhe tallem keq me të fare. Kur të vijë e shtuna kur ta kuptojnë të thonë…
Ledjona: Gjatë gjithë kohës do të thonë të tradhtoj shoqja sepse mua të më thonë ti ua ke futur të gjithëve
Erjola: Të hanë fjalët e veta që për një m*t loje duan të më marrin të luaj me to. Egla ngaqë është e afërt me të ti them ndonjë fjalë që ke pasur të drejtë për këto zaret që t’ia thotë Ilnisës. Nesër te kafja do i them që unë s’jam pozicionuar dhe që unë s’jam me asnjeri, por që me ty nuk kthehem më se nuk besoj më pasi në shoqëri i ke kaluar caqet.
Visualizza questo post su Instagram