Celebrities Gossip Showbiz

Erjola flet për përballjen me Gracianon pas daljes nga BBV: “Nuk patëm as shkëmbime sysh…”

Moderatorja e njohur, Erjola Doçi, ishte një ditë më parë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E Diell”, ku ka komentuar disa nga banorët e “Big Brother VIP 3”. Për rubrikën e këtij emisioni “Puthe ose grise”, moderatori Ronaldo Sharka i tregoi Erjolës disa nga fotot e ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa u përball me foton e Graciano Taganit, ish-banorja e BBV3 u shpreh: “Ishte një ndër situatat më të hidhura”.

Ronaldo: Nuk e di a dallohet kjo por para se të shkojmë te ky personazhi, pa diskutim ai është i ëmbël për mua po. Tani këtu dua të shtoj edhe një opsion tjetër edhe është le t’ia lëmë kohës. Kë zgjedh ti Erjola ta grisësh ta puthësh apo t’ia lëmë kohës.

Erjola: Dëgjo pa u ulur përballë nuk dua të dal në konkluzione të përshpejtuara, kështu që opsioni i tretë.

Ronaldo: T’ia lëmë kohës…

Erjola: Jepi kohë kohës thonë njerëzit e mençur, kaq.

Ronaldo: Unë dua që t’ia lini kohës edhe kaq, duke ju njohur të dyve dua t’ia lini kohës. Rastësi sot me njëri-tjetrin.

Erjola: Po edhe nuk patëm as shkëmbime sysh, kontakte. Ishte një ndër situatat më të hidhura për mua në “Big Brother”, kjo pjesë e fundit si, qysh, tek, nuk janë gjendur kurrë përgjigje.