Të ftuar në “Ndryshe” mbrëmjen e kaluar me Salsano Rapin dhe Elona Duron, kanë qenë Ronaldo Sharka, Françeska Murati, Shqipe Hysenaj dhe Erjola Doçi. Ata i shohim çdo të diel në ekranin e Top Channel në rubrikën “Pa Filtra” në “E Diell”. Në këtë intervistë nuk munguan dhe dozat e humorit dhe shakatë, ku nuk munguan dhe pyetjet pikante.
Salsano: A mendon që një njeri kur nuk bën seks, është nervoz? A duhet martuar që të sillet mirë?
Erjola: Po, më ka ndodhur mua. Jam shumë nervoze kur nuk bëj marrëdhënie. (qesh) Por të martohesh dhe të bësh marrëdhënie, janë dy gjëra të ndryshme.