Celebrities Gossip Showbiz

Erjola Doçi ‘i vë flakën rrjetit’, moderatorja poston disa foto nga pushimet e saj!

Erjola Doçi është një nga banoret më të komentuara të këtij sezoni të “BBV3”. Dinamike, e zgjuar dhe me argumenta, Erjola arriti të fitojë dashurinë e publikut për shkak të miqësive dhe debateve që ajo ka pasur në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.

Edhe pas daljes nga “BBV3”, Erjola ka fituar jo pak herë vëmendjen e mediave dhe fansave të saj.

Këtë herë, fotot e Erjolës janë bërë virale, teksa ajo po shijon verën dhe motin e nxehtë.

Në një album me foto Erjola shfaqet në poza të ndryshme buzë detit. Si të mos mjaftonin temperaturat e ngritura tashmë, duket se Erjola “i ka vënë flakën rrjetit”. Krahas imazheve ajo ka shkruar në gjuhën angleze:

 Paqe dhe det

Kujtojmë se disa ditë më parë në “Top Arena”, Erjola dhe Ilnisa i shtrinë dorën njëra-tjetrës, e më pas u përqafuan, duke hedhur çdo gjë mbrapa. Vajzat kanë pasur përplasje të vazhdueshme në “Big Brother Albania VIP 3”. Gjithsesi duket se të dyja ish-banoret i kanë lënë pas inatet që kanë pasur me njëra-tjetrën